Loading…

QKUK’ja jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të personave që u helmuan dje në QNR

  • 14/10/2019 | 12:02

QKUK’ja jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të personave që u helmuan dje në QNR

Sipas mjekëve të QKUK’së gjendja e të zyrtarëve të helmuar nga zarfet e ardhura nga Serbia është stabile dhe po trajtohen në repartin e Infektivës në QKUK, shkruan Gazeta Metro.

Njëmbëdhjetë persona, nëntë femra dhe dy meshkuj, nga 26 që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, janë hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nga kontakti me zarfet me vota të ardhura nga Serbia për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, atyre u është shkaktuar alergji në fytyrë dhe duar.

Gjendja shëndetësore e të gjitha femrave, sipas mjekëve të QKUK-së, raportohet të jetë stabile. Ato ende janë duke u trajtuar në Infektivën e QKUK-së.

Drejtoresha e Infektivës, Lindita Ajazaj-Berisha  ka thënë se gjendja e përgjithshme shëndetësore e këtyre pacienteve është stabile.

“Ne jemi duke e mbikëqyrur gjendjen shëndetësore të këtyre pacienteve. Gjendja shëndetësore e të gjithave është sabile”, ka deklaruar Ajazaj-Berisha për Exprerss.

Ajo tha se edhe dy gratë të cilat kanë qenë shtatzëna, gjendjen e kanë stabile. Tutje, mjekët janë duke i pritur rezultatet e analizave të cilat i janë marrë këtyre pacienteve gjatë ditës së djeshme.

“Po i presim rezultatet. Jemi duke i përfunduar të gjitha ekzaminimet e nevojshme”, ka sqaruar doktoresha e infektivës.

E dy nga nëntë pacientet kishin pësuar vjellje. Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë.

“Pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfeve brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese. Ekipi kujdestar i Klinikës Infektive ka ndërmarrë masat e duhura duke i hospitalizuar dhe duke i ofruar ndihmën e duhur mjekësore. Konsiliumi i SHSKUK dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vazhdimësi janë duke e monitoruar gjendjen shëndetësore të pacientëve të hospitalizuar”, kanë deklaruar zyrtarët nga SHSKUK-ja./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë