Loading…

QKUK’së i shtohet edhe një paisje e teknologjisë së fundit

  • 04/07/2019 | 10:52

QKUK’së i shtohet edhe një paisje e teknologjisë së fundit

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili sot ka përuruar pajisjen e Ortopanit 3-Dimensional të teknologjisë së fundit. Kështu bëri të ditur ministri Ismaili përmes një shkrimi në rrjetin e tij social, Facebook.


Ismaili tha se të gjitha shërbimet janë kryer në institucione private, por siç tha ai nga tani këto shërbime do të realizohen në QKUK.

“Në Kirurgjinë Maksillofaciale sot përuruam pajisjen e Ortopanit 3-Dimensional të teknologjisë së fundit. Të gjitha shërbimet që janë kryer deri sot nga qytetarët në institucione private, rëntgeni i kockave të fytyrës, kokës dhe dhëmbëve, nga tani mund të realizohen në QKUK me imazhe shumë më të avancuara. Ky investim u jep fund endjeve shumëvjeçare të pacientëve në kërkim të një shërbimi të tillë. Ruajtja e shëndetit dhe xhepit të qytetarëve mbetet përkushtimi ynë deri në fund. #BashkëeNdreqim”, ka shkruar ministri Ismaili në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë