Loading…

Qofte me kunguj jeshilë dhe qepë të njoma

  • 30/09/2022 | 10:36

Qofte me kunguj jeshilë dhe qepë të njoma

Receta është e thjeshtë, përbërësit janë të shëndetshëm prandaj hidhuni një sy ose ruajeni për më vonë.


Përbërësit: 

2 kunguj jeshilë të mëdhenj ose 3 të vegjël, 1 lugë çaji kripë, 1/2 gote me qepë të njoma të prera imët, 1-2 hudhra të shtypura, piper dhe rigon, 2 vezë, 1 gotë miell bajame dhe 1 lugë gjelle miell kokosi.

Përgatitja:

Grijmë kungujt në rende te dhëmbëzat e mëdhaja. I shtrydhim pak me dorë dhe largojmë ujin që do të lëshojnë. (Nuk i shtrydhim plotësisht). Shtojmë qepët e prera imët dhe hudhrën dhe vezët. Në fund miellin e bajames dhe kokosit. I përziejmë dhe u japim formë me dorë dhe i skuqim ose i pjekim. Preferohen të pjekura prandaj parangrohim furrën në 200⁰C dhe i pjekim për afërsisht 20 minuta. I shoqërojmë me kos ose salcë xaxiq sipas dëshirës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë