Pamje të kamerave të sigurisë në Prescott Valley në shtetin e Arizona në SHBA kanë xhiruar një incident të rëndë të një sulmi ndaj një të moshuari nga punëtori i një restoranti, transmeton Gazeta Metro.
Klienti 67 vjeç i Wendy’s ishte goditur aq rëndë nga punëtori me një grusht nga prapa shpine sa e la pa vetëdije të moshuarin që tani është në gjendje kritike.
Sulmuesi 35 vjeç ishte punëtor në kuzhinën e restorantit dhe i ishte afruar tinëz plakut që në banak po ankohej për porosinë e tij të gabuar. Ai e goditi rëndë me grusht në kokë plakun sa e rrëzoi në vend.
Pa asnjë ndjenjë për atë që kishte bërë i dyshuari kishte shikuar viktimën, ishte kthyer në kuzhinë kishte marrë gjërat personale dhe ishte larguar nga aty.
Ai më vonë ishte arrestuar nga policia lokale dhe është akuzuar për sulm. Policia nuk ka ofruar detaje tjera rreth incidentit apo motivit të mundshëm.
I dyshuari kishte dosje të rasteve të ndryshme kriminale edhe më parë të sulmeve fizike, rezistimit të arrestit dhe thyerje të pronave./gazetametro.net