Loading…

Qytetarët ankohen për vlerën e ultë të shpronësimeve

  • 12/03/2017 | 21:06

Qytetarët ankohen për vlerën e ultë të shpronësimeve

Nuk janë kundër ndërtimit të autostradës “Arbër Xhaferi”, por vetëm po kërkojnë të evitohet një rrezik.


Banorët e fshatit Kovaçec të Kaçanikut, nuk janë të kënaqur me ndërtimin e një nënkalimi, përmes të cilit do të ndalohej rrjedhja e ujit të lumit.

Ankohen se nëse bëhet ndërtimi i tunelit ata do të bllokohen, derisa nuk e përjashtojnë mundësinë shembjes së dheut nga lagështia që herë pas here e shkakton rritja e nivelit të ujit në lumë.

Banorët ankohen edhe për vlerësim jo të drejtë të shpronësimit.

Zyrtarët që kanë udhëhequr këtë proces thonë se vlerësimi i parcelave të tyre është bërë në bazë të tregut të komunës së Kaçanikut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë