Loading…

Qytetarët e Maqedonisë në depresion për shkak të krizës politike

  • 23/04/2017 | 16:43

Qytetarët e Maqedonisë në depresion për shkak të krizës politike

Kriza politike ka ndikuar në rritjen e depresionit tek qytetarët. Tejzgjatja e saj duke rrezikuar drejtpërdrejtë ekonominë e qytetarëve për shumicën prej tyre është shqetësuese. Qytetarët konsiderojnë se para interesave shtetërore, kriza politike fillimisht rrezikon mbijetesën e tyre.


“Depresion i madh. Nuk mendojnë për popull, vetëm vjedhin”.

“Hajdutët na lanë pa të drejta, pa pensione dhe pa asgjë të vlefshme në jetë”.

“99 për qind e depresionit vije nga kriza. Mbi 80 për qind e qytetarëve janë në depresion”.

Sociologët duke komentuar depresionin e qytetarëve të shkaktuar nga kriza politike, konsiderojnë se kjo krizë ka bërë që jetesa në Maqedoni të shndërrohet në mbijetesë.

Gjendja e depresionit në Maqedoni është mese evident. Nëse shikoni për rreth shumë pak mund të shihni njerëz që qeshin. Kriza politike nuk është vetëm si e tillë indikacion i depresionit por edhe elementet tjera të saj si lidhja e saj me krizën ekonomike, mungesën e perspektivës si dhe mendimet e përhershme se si të dilet nga kriza dhe si të mbijetohet – deklaroi sociologu Gjorgi Tonoski, shkruan Alsat-M.

Studimet sociologjike dekadën e fundit në Maqedoni e kanë vlerësuar s`i dekada e stresit, depresionit dhe pasigurisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë