Loading…

Qytetarët e Mitrovicës miliona euro borxh ndaj ujësjellësit

  • 25/11/2016 | 20:07

Qytetarët e Mitrovicës miliona euro borxh ndaj ujësjellësit

Ministria e Financave ka refuzuar kërkesën e Ujësjellësit të Mitrovicës për ta subvencionuar me 600 mijë euro në emër të mbulimit të shpenzimeve nga mos pagesa e ujit prej qytetarëve të Mitrovicës Veriore.

Këtij ujësjellësi i janë dhënë vetëm 230 mijë euro, pavarësisht se vlera e borxheve të akumuluara nga ajo pjesë tejkalon 12 milionë euro. Po aq borxhe i kanë kësaj kompanie edhe qytetarët e pjesës jugore dhe dy komunat Skenderaj dhe Vushtrri, raporton KTV.

Zyrtarë të saj thonë t’u jenë drejtuar për ndihmë të gjithë drejtuesve të institucioneve, por nga ta kanë marrë vetëm një mbështetje minimale financiare.

Problemet me borxhet nuk i janë zgjidhur kompanisë as në jug të qytetit dhe në dy komunat e tjera që i mbulon Skenderaj dhe Vushtrria.

Në letrën e siguruar nga KTV-ja, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka kërkuar nga Ministria e Financave që të lejojë mjete në vlerë prej 600 mijë eurosh, në mënyrë që të njëjtat të mbulonin obligimet e papaguara nga veriu i Mitrovicës. Mirëpo, kjo ministri ka lejuar vetëm 230 mijë euro që t’i barten si subvencion ujësjellësit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë