Loading…

Qytetarët me pak alternativa për ngrohje e energji, presin masa nga shteti

  • 12/08/2022 | 23:59

Qytetarët me pak alternativa për ngrohje e energji, presin masa nga shteti

Europën po e pret një dimër i vështirë sa i përket energjisë elektrike ku pritet të ketë ndikim edhe në Kosovë. E tashmë qytetarët janë duke i bërë përgatitjet për mënyrat se si pritet ta kalojnë dimrin me ngrohje.


Dimri po afron e me këtë rritet edhe nevoja për ngrohje. Por këtë vit qytetarëve, siç duket, nuk u kanë mbetur shumë alternativa për ngrohje. Kjo pasi thëngjilli është i ndaluar pasi që konsiderohet ndër shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes së ambientit. Kurse atyre që si zgjidhje u ka mbetur ngrohja me dru, blerja e tyre këtë vit do t’i kushtojë më shtrenjtë.

Në një nga pikat shitëse në Kosovë, aktualisht një metër dru kushton deri në 58 euro nga 45 sa i ishte vitin e kaluar. Situatë më e mirë nuk është as me një lëndë tjetër djegëse sikurse peleti, ku një ton pelet në tregun tonë kishte çmimin 420 euro.

Qytetarët mbesin me shpresë se kjo situatë do të kalojë dhe do të bëhet një zgjidhje e përballueshme.

Sa i përket rrymës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ditë më parë ka thënë se Europën po e pret një dimër i vështirë sa i përket energjisë elektrike, ku ndikim do të ketë edhe në Kosovë. Rizvanolli ka thënë se do t’i marrin disa masa që shkojnë në dobi qytetarëve, por ato ende nuk janë bërë publike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë