Loading…
Qytetarët në izolim, deputetët nuk i ndalin udhëtimet jashtë vendit me para të shtetit
  • 26/03/2019 | 13:15

Qytetarët në izolim, deputetët nuk i ndalin udhëtimet jashtë vendit me para të shtetit

Derisa qytetarët e Kosovës po përballen me izolim duke pritur me ditë para ambasadave të huaja për t’u pajisur me një vizë, deputetët e Kuvendit të Kosovës këtë nuk e kanë problem, ata po pajisen shumë lehtë me viza dhe nuk po i ndalin udhëtimet jashtë vendi me parat e buxhetit të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Deputetët e Kuvendit kanë qenë mjaft aktiv gjatë vitit 2018 duke udhëtuar jashtë Kosovës, vetëm për periudhën janar – shtator në bazë të raporteve të publikuara nga KDI, deputetët kanë realizuar 300 udhëtime jashtë vendit, të cilat i kanë kushtuar buxhetit të shtetit në total 239,039.65 euro.

Nga 120 deputetët, 87 prej tyre kanë realizuar udhëtime jashtë vendit përderisa 33 të tjerë për këtë periudhë kohore nuk kanë udhëtuar asnjëherë jashtë vendit.

Por, ajo që është zbuluar se në raportet e publikuara mungojnë të dhënat lidhur me arsyet e vizitave të deputetëve jashtë vendit.

Aty mungojnë të dhënat lidhur me arsyet e vizitave të deputetëve jashtë vendit, shpenzimet për biletat për secilin deputet që ka realizuar udhëtim dhe datat e qëndrimit të deputetëve nëpër vendet e vizituara.

Numri më i madh i këtyre vizitave janë në vendet e kontinentit të Evropës (285), me përjashtim të 14 vizitave në kontinentin e Amerikës dhe një vizitë në kontinentin e Azisë. Kurse vendet më të vizituara nga deputetët janë Shqipëria me 51 vizita, pastaj Franca me 40 dhe Maqedonia me 35 vizita.

Grupi parlamentar me më së shumti udhëtime jashtë vendit është grupi parlamentar i PDK-së me gjithsej 77 udhëtime jashtë vendit të realizuara vetëm gjatë periudhës janar – shtator 2018.

Nga 23 deputetë sa ka gjithsej grupi parlamentar i PDK-së, 19 prej tyre kanë udhëtuar të paktën njëherë gjatë kësaj periudhe. Destinacioni më i frekuentuar i deputetëve të PDK-së ka qenë Shqipëria dhe Maqedonia me nga 14 udhëtime të realizuar në secili prej këtyre shteteve.

Grupi i dytë parlamentar me më së shumti udhëtime në bazë të raporteve të disponueshme është grupi parlamentar i LDK – së të cilët kanë realizuar gjithsej 64 udhëtime jashtë vendit. Nga numri i përgjithshëm i deputetëve që ka ky grup parlamentar (25), 20 prej tyre kanë realizuar udhëtime jashtë vendit. Shqipëria është vendi më i vizituar edhe për grupin parlamentar të LDK-së me gjithsej 14 udhëtime nga numri i përgjithshëm i udhëtimeve të realizuara nga ky grup.

Pesëmbëdhjetë deputetët me numrin më të madh të udhëtimeve në bazë të raporteve financiare janë:

Armend Zemaj, LDK (10)

Blerta Deliu – Kodra, PDK (10)

Fikrim Damka, 6+ (9)

Aida Dërguti, PSD (9)

Xhavit Haliti, PDK (8)

Mufera Sinik, 6+ (8)

Teuta Haxhiu, AAK (8)

Vjosa Osmani – Sadriu, LDK (6)

Glauk Konjufca, LVV (6)

Mimoza Kusari – Lila, Pa Grup (6)

Driton Selmanaj, LDK (6)

Nait Hasani, PDK (6)

Visar Ymeri, PSD (6) dhe

Slobodan Petrovic, Pa Grup (6)./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë