Loading…

Qytetarët plot ankesa për cilësinë e naftës në Kosovë

  • 10/01/2021 | 14:09

Qytetarët plot ankesa për cilësinë e naftës në Kosovë

Qytetarët janë shprehur skeptikë se cilësia e naftës në Kosovë është në nivelin e duhur.

Shumica prej tyre dyshojnë se nafta është e përzier.

Të intervistuar nga lajmi.net disa qytetarë në Prishtinë kanë thënë se kanë dyshime në cilësinë e naftës e cila shitet në tregun e Kosovës.

Një qytetar, i cili ishte për pushime në Kosovë, thotë se e ka bërë krahasimin me vendin ku jeton dhe tregon se ka vrenjtur që kur gjendet në Kosovë harxhon. shumë më shumë naftë, sesa në vendin ku jeton, pra në njërin prej shteteve të BE-së.

Një qytetar tjetër po ashtu thotë se vërehet dallimi nga njëra-tjetra teksa thotë se kanë probleme pastaj gjatë servisimit.

Ai po ashtu thotë se nafta në Kosovë nuk kontrollohet si duhet.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë