Loading…

Qytetarët po mashtrohen nga mobil shopat në Kosovë: Telefonat i montojnë për t’i shitur si të ri

  • 30/11/2021 | 23:46

Qytetarët po mashtrohen nga mobil shopat në Kosovë: Telefonat i montojnë për t’i shitur si të ri

Bizneset e telefonive mobile të njohura si Mobi Shop po shmangin regjistrimin e shitjeve dhe blerjeve në Kosovë, si dhe po mashtrojnë blerësit duke u shitur telefonat si të ri, shkruan Gazeta Metro.


Dhënia e faturave tek disa prej tyre nuk është metodë e procesit të transaksionit si biznes që shesin produkte.

‘Kiks Kosova’ ka shkuar për ta vërtetuar këtë gjë se nëse qytetarët që shkojnë të blejnë telefona nuk  marrin faturën apo kuponin fiskal, gjithashtu nuk në disa prej këtyre bizneseve nuk mund të paguhet me kartela bankare përveç se me para në dorë (cash).

Ndërkaq një rrëfim i njërit nga shitësit të telefonave tregon se si shumica e telefonive mobile po i mashtrojnë qytetarët.

Telefonat ata i montojn për t’i shitur më pas si të ri, të quajtur telefona të reklamave.

Një gjë e tillë sipas tij ndodh duke ditur faktin se telefonat e reklamave kompania prodhuese nuk i lëshon në treg në form të tillë.

Kujtojmë që javën e kaluar Dogana e Kosovës pati marrë aksion në disa MobiShop në Prishtinë.

Më poshtë keni videon. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë