Loading…

Qytetarët të jenë më të kujdesshëm

  • 16/01/2017 | 15:43

Qytetarët të jenë më të kujdesshëm

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar për gjendjen e rrugëve të Kosovës, pas motit që mbretëroi së fundi.


Në vijim njoftimi i plotë i kësaj ministrie, ku përveç që tregohet puna e kryer në rrugë, edhe u bëhet thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe t’i përdorin paisjet dimërore.

Pas reshjeve të borës gjatë vikendit, ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanitë e kontraktuara nga MI për mirëmbajtjen e rrugëve, kanë intervenuar në disa rrugë nacionale dhe rajonale për të pastruar borën dhe akullin, për të mundësuar lëvizje më të mirë dhe më të sigurt.

Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës me ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI vazhdimisht po monitorojnë dhe mirëmbajnë rrugët në tërë vendin dhe në koordinim me Policinë e Kosovës angazhohen për një zhvillim të sigurt të komunikacionit.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit, të jenë të kompletuar me pajisje dimërore, të respektojnë ligjin, si dhe të kenë kujdes me rastin e parkimit, në mënyrë që të mos pengojnë ekipet gjatë mirëmbajtjes së rrugëve dhe zhvillimin normal të komunikacionit. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë