Loading…

Qytetarët t’i bashkohen Fillimit të Ri, jo atyre që rrënojnë e s’bëjnë asgjë (Video)

  • 17/05/2017 | 20:55

Qytetarët t’i bashkohen Fillimit të Ri, jo atyre që rrënojnë e s’bëjnë asgjë (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se qytetarët e Kosovës janë mes dy alterantivave në zgjedhjet e 11 qershorit.


Në një intervistë për RTK-në, ai ka thënë se janë dy alternativa; një që nuk merr vendime të mëdha dhe që rrënon shtetin dhe tjetra alternativë që ka guxim dhe vizion për të quar proceset përpara. Dhe kjo e dyta, ka thënë ai, është Fillimi i Ri.

Veseli thotë se Fillimi i Ri ka ekip fitues dhe përsonalitete që kanë vizion dhe lidership.

“Qytetarët duhet të vendosin për një lidership mes dy alternativave. Një alternative që nuk merr vendime, një opsion, dhe rri duarkryq, dhe vetëm e shijon të qenurit në pushtet, apo një alterantive që nuk beson në Kosovën tonë të pavarur, si shtet dhe të njejtën kohë synon ta rrënojë. Kosovës i duhet një lidership i ri, vizionar, në të njejtën kohë Kosovës i duhet një lidership vendim-marrës që të ecët përpara dhe kjo do të arrihet me Fillimin e Ri”, ka thënë ai.

Ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen Fillimit të Ri, sepse vetëm me këtë koncept, deklaroi ai, mund të ecët përpara.

“Edhe një herë ftoj të gjithë qytetarët e vendit tonë, të bashkohën rreth këtij koncepti dhe koalicionit të Fillimit të Ri që është për qytetarët tanë dhe të njejtën kohë të ecim përpara, për shkak se kemi procese të cilat janë para nesh. Duhet vizion i fuqishëm, në të njejtën kohë duhet guxim dhe vendim-mmarrje. Dhe këtë vizion dhe këtë guxim e kemi së bashku me këtë ekip fitues, edhe tani na është bashkëngjitur edhe një personalitet i tillë si Ramush Haradinaj së bashku me kolegët e koalicionit dhe do të ecim përpara të mos humbim kohë”, ka deklaruar Veseli.

Kadri Veseli do t’i prijë listes së Koalicionit PDK-AAK-NISMA ndërkaq Ramush Haradinaj është kandidat për kryeministër. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë