Loading…

Qytetari kap momentin kur rrufeja e fuqishme godet në Ferizaj

  • 18/06/2021 | 08:34

Qytetari kap momentin kur rrufeja e fuqishme godet në Ferizaj

Është publikuar një video në rrjetet sociale, e momentit kur rrufeja goditi mbrëmë në një pjesë të Ferizajt, shkruan Gazeta Metro.


Mbrëmë në Kosovë ka pasur stuhi e reshje të mëdha të shiut, të cilat janë shoqëruar me bubullima dhe rrufe.

Rrufe thuajse ka pasur në të gjithë vendin, por numër më të madh të tyre ka pasur në Ferizaj, Pejë e Suharekë.

Madje dje në Pejë ka vdekur një person si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe disa pamje të momentit kur rrufeja goditi mbrëmë në një pjesë të qytetit Ferizajt.

Ndërkaq Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë celsius.

Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj sugjerohet që nga ora 9-17 mundësisht të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1- 8m/s. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë