Loading…

Qytetari xhiron retë e çuditshme në Gjilan: Thotë se u krijua tornado

  • 23/05/2020 | 09:53

Qytetari xhiron retë e çuditshme në Gjilan: Thotë se u krijua tornado

Tri ditë më parë, kur moti ishte me shi dhe breshër, një qytetar ka xhiruar retë në Gjilan ku edhe ka thënë se është dukur si tornado, shkruan Gazeta Metro.


Moti në Kosovë këtë javë ka qenë jo stabil, ku përveç reshjeve ka pasur edhe breshër të shoqëruar me bubullimë e rrufe.

E pikërisht ditën e enjte në Bresalc të Gjilanit, një qytetar ka xhiruar retë dhe ka thënë se ka pasur tendencë për krijimin e një tornado.

Tornadot janë karakteristikë e klimës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat shpesh prekin edhe Tokën duke shkaktuar dëme materiale dhe në njerëz.

Ndërsa në Europë ku përfshihet edhe rajoni ynë, tornadot ndodhin vetëm në shtresat e larta atmosferike, rrallë dhe nuk prekin Tokën me disa përjashtime shumë të rralla.

Mini-tornadot janë regjistruar edhe më parë në Kosovë, kur atmosfera ka qenë jashtëzakonisht e paqëndrueshme.

Kujtojmë që gjatë vikendit moti do të jetë i freskët me mundësi të reshjeve të shiut, ndërsa edhe javën tjetër pritet që temperaturat të bien e me to të bien edhe reshje shiu. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 28/05/2020 | 23:19
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë