Loading…

Qytetarja: Bleva domate, ajo çfarë pashë më tmerroi

  • 30/03/2017 | 20:58

Qytetarja: Bleva domate, ajo çfarë pashë më tmerroi

Bleu domate në treg, por nuk u ka besuar syve nga ajo që ka parë brenda tyre. Filizat e mbira brenda te domatja që ishte gati për t’u konsumuar. ‘Shije.al’ sjell denoncimin e kësaj qytetareje. “I bleva te dyqani i lagjes dhe ja çfarë gjeta. Nuk po u besojmë syve. Thonë që janë hormone”, – thotë qytetarja.

Lidhur me këtë shqetësim, “Shije.al’, ka kontaktuar ‘AKU- Inspektori dixhital’, nëpërmjet aplikacionit përkatës, për të parë reagimin e institucionit që është përgjegjës për sigurinë ushqimore. Pas plotësimit të të dhënave, morëm vetëm përgjigjen ‘denoncimi u krye me sukses’.

Precedenti
Denoncimet për perimet e rritura me hormone, po përsëriten çdo vit. Në prill të 2016, ‘Shije.al’ ka pasqyruar shqetësimin e një emigranti shqiptar që jeton në Itali, i cili ka shpërndarë një foto ku duket një domate e cila ka mbirë 24 orë pasi është prerë. “Të nderuar Kavje që banoni në tokën mëmë – Shqipëri. Pak minuta më parë më ra në dorë kjo foto nga Shqipëria në të cilën tregohet se çfarë fenomenesh ndodhin tek ne që nuk besoj të ketë shkencë t’i pranojë. Kjo domate të dashura Kavje, u pre dje dhe brenda natës u gdhi kështu, aspak me krimba, por e mbirë gati me gjethe.
Që një qepë apo patate të filloje të mbijë mbas një javë në kushte të përshtatshme, këtë e dijmë të gjithe. Por që të mbijë një domate në 24 orë, ajo duhet të jetë vetëm fertilizues dhe aspak domate. Çfarë ndodh me organizmin tonë kur hamë të tillë domate? Duhet të na dalin gjethet nga lart e poshtË. Doja t’ia dërgoja këtë foto Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit (AKU), por demokratikisht është i “mbrojtur” nga dhunues si unë.
Nuk kam si ia dërgoj foton. Mbase gjej mënyrë dhe e publikoj në këtë gazetë si kuriozitet shkencor. Popull hapni sytë çfarë hani se nuk është vetëm domatja. Shteti merr vetëm rrogat! Kjo foto sikur të ishte ‘Time’ – do ta vinte tek faqja e parë! Ju betohem që nuk është e trukuar”, thotë Edgar Frashëri në faqen e tij në FB.

Denoncimet
Siguria ushqimore është kthyer në problemin më të mprehtë të ditës, për shkak të pasigurisë në lidhje me produktet që konsumojmë çdo ditë në tryezat tona. “Shije.al” ka pasqyruar një sërë denoncimesh të ngjashme për produkte të tjerë ushqimorë të tregtuar dhe të ruajtur jashtë normave dhe rregullave ushqimorë. Vetë Policia e Tiranës bëri publike pak kohë, më parë operacionin “Kimisti”, ku në bodrumin e një apartamenti pranë Bërrylit, u kapën produkte të falsifikuara, vaj ulliri “Himara”.
Gjithashtu, vetëm dy ditë më parë AKU ka bllokuar importin e mishit që vjen nga Brazili, pas skandalit me eksportin e mishit të kalbur prej këtij shteti, më konkretisht rreth 188 ton, 134 ton mish derri dhe 54 ton mish pule, në magazinat frigoriferike të tre subjekteve që ndodhen në Tiranë Fier dhe Elbasan, në pritje të analizave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë