Loading…

Qytetet fantazmë (Foto)

  • 22/12/2016 | 10:41

Qytetet fantazmë (Foto)

Toka ka shumë hapësira “të koduara”, të cilat pavarësisht që sot janë braktisur më parë kanë qenë ambiente familjare për shumë njerëz. Shkaqet që braktiset një qytet i tërë sigurisht që fshehin arsye shumë të forta, dhe të tmerrshme mbase.


Gazetametro.net ka përzgjedhur disa nga të ashtuquajturat “Qytetet fantazmë” të shplaosë disa arsye pse janë etiketuar kështu, megjithëse ka kaluar kohë e gjatë, dekada e shekuj nga ndërtimi i këtyre qyteteve, ende mbeten enigmë të dhëna të sakta rreth banorëve të tyre, dhe shkaqet e vërteta të braktisjes janë akoma një mister i pazgjidhur, por ka vetëm disa pretendime rreth tyre.

Këto  vende dikur të mbushura me njerëz, sot janë totalisht të braktisura dhe provokojnë frikë, kureshtje dhe eksitim në të njejtën kohë.

Qyteti fantazmë Bodie në Kaliforni, SHBA
1272805-1000-1460485696-2902912234_ace07230cf_b-1Qyteti u themelua në vitin 1876, kur minatorët zbuluan depozita të pasura të arit dhe argjendit aty. Në kërkim të pasurisë dhe një jete më të mirë, njerëzit u vendosen në atë qytet të vogël. Shumë shpejt Bodie u kthye në një qytet amerikan shumë të kërkuar, por në vitin 1940 të gjithë banorët e tij u larguan nga aty, nga gjëra të çuditshme që panë dhe dëgjonin aty. Sot, ky qytet konsiderohet si qyteti fantazmë më i bukur në SHBA, transmeton gazetametro.net

Eastern State Penitentiary në Filadelfia, SHBA
1272605-1000-1460485696-4242
“Eastern State Penitentiary” në Filadelfia ishte operacionale që nga viti 1829 deri në 1971. Disa nga kriminelët më famëkeq në Amerikë si Al Capone janë mbajtur këtu. Pasi burgu u mbyll, ai u bë një pikë referimi historik kombëtar së SHBA dhe një muze i hapur për turne i udhëzuar dhe ekspozita të artit, megjithëse është shumë i frikshëm. Shumë artistë që promovuan veprat e tyre aty treguan më vonë se frika që kanë ndjerë gjatë qendrimit aty ka qenë në shkallën më të lartë, dhe kanë pohuar se me dëshirë nuk do ta vizitonin kurrë më.

 Stacioni hekurudhor Czestochowa, Poloni
1271655-1000-1460485696-cincinnatis-abandoned-subway-depot
Sistemi hekurudhor në qytetin e Czestochowa-së, në jug të Polonisë është ndërtuar gjatë epokës së artë të zhvillimit industrial. Sot, ky stacion i braktisur hekurudhor është një nga vendet më misterioze ju mund të vizitoni në Evropë. Braktisja e tij ka një histori shumë të frikshme dhe misterioze që në fakt askush nuk e shpejgon si duhet, thuhet se zëra të frikshëm janë dëgjuar kohë pas kohe aty, dhe kjo ka qenë njëra ndër arsyjet pse është braktisur ky vend, transmeton gazetametro.net

Kulla fantazmë e Sathorn-it, Tajlandë
1271455-1000-1460485696-77683dfe5f81ffda753dfd3f24e2ba6eNë fillim të viteve 1990, Tailanda ka përjetuar një nam të madh ekonomik në gjithë historinë e saj. Gjatë kësaj kohe, autoritetet dhe qarqet e biznesit demonstruan stabilitet dhe sukses financiar duke inicuar projekte ambicioze të ndërtimit, duke përfshirë rrokaqiellin “Sathorn”. Megjithatë, kur kriza financiare aziatike shkatërroi ekonominë tajlandeze, pezulloi edhe ndërtimin e rrokaqiellit unik. Aktualisht, arsyet në lidhje me kullën Sathorn mbeten të paqarta. Ekspertët kanë treguar se për të rindërtuar kullën tani do të kushtojë shumë më tepër se për të ndërtuar një të re. Për më tepër, kulla ka reputacionin e një ndërtese përhumbur dhe të pashpjegueshme.

Varosha, Qipro
1271955-1000-1460485696-northern_cyprus_1_031Në fillim të viteve 1970, Varosha ka qenë një zonë moderne turistike duke ofruar plazhet e saj luksoze të miliarderëve dhe të famshëmve. Në atë kohë, Qiproja ishte një destinacion i njohur turistik për Brigitte Bardot dhe Elizabeth Taylor. Gjithçka ndryshoi në gusht të vitit 1974, kur Turqia pushtoi Qipron dhe zënë pjesën e saj veriore. 15mijë banorë të Varoshës ikën nga frika e një masakre, duke lënë pas shtëpitë e tyre dhe pasuritë e tjera. Shumica e tyre  planifikuan të kthehen, por askush nuk e mori guximin ta bënte një gjë të tillë pas pushtimit të Turqisë, sipas banorëve pas largimit atje nodhën gjëra shumë të çuditshme natyrore dhe kështu mbetet një vend i pashkelur nga banorët më. Frika i bëri ata të mos kthehen më atje, dhe e gjithë kjo filloi me luftën që bën turqit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë