Loading…

Qyteti i Shkupit do të ofrojë ndihmë financiare për familjet e viktimave

  • 25/11/2021 | 11:32

Qyteti i Shkupit do të ofrojë ndihmë financiare për familjet e viktimave

Qyteti i Shkupit do të ndajë dy milionë denarë për familjet e viktimave nga aksidenti i para dy ditëve në Bullgari.


Me propozim të kryetares së qytetit të Shkupit Danella Arsovska, këshilli i qytetit të Shkupit në seancën e radhës do të vendosë për ndarjen e mjeteve financiare familjarëve të viktimave në shenjë solidariteti dhe në nder të viktimave.

“Qyteti i Shkupit edhe njëherë shpreh keqardhje të thellë dhe ngushëllime deri tek familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpjete”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga qyteti i Shkupit, shkruan Alsat-mk.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë