Loading…

Qyteti i të vdekurve: Miliona trupa të mumifikuar në një vend

  • 12/09/2019 | 11:16

Qyteti i të vdekurve: Miliona trupa të mumifikuar në një vend

Në Sakara, Egjipt ndodhen miliona trupa të mumifikuar në një vend, ku sipas arkeologës Bethany Hughes disa nga gjetjet ishin të vështira për t’u shpjeguar, shkruan Gazeta Metro.


Megjithëse shkencëtarët kanë eksploruar “botën e lashtë të të vdekurve” në Sakara, Egjipt për më shumë se 150 vjet, ky vend enigmatik mendohet të ketë ende shumë mistere dhe tërheq shumë studiues e turistë.

Të gjitha këto mumie janë të jashtëzakonshme, por arkeologët kanë zbuluar diçka tjetër. Jo vetëm trupat e njerëzve janë varrosur, por edhe kafshët. Ka tetë milionë qen të varrosur në një varr masiv, dhe katër milionë zogj në tjetrin.

“Egjiptianët e lashtë bënin arkivole të mëdha dhe se i gjithë lokacioni ishte një varrezë nëntokësore, ku u varrosën dema të mëdhenj të çmuar,” tha Bethany Hughes.

Me përjashtim të historianëve, ky vend është magnet edhe për turistët. Në gusht të këtij viti, Ministria e Antikiteteve dhe Ministria e Planifikimit Urban të Egjiptit nënshkruan një protokoll për ruajtjen e trashëgimisë arkeologjike dhe kulturore, i cili përfshin zhvillimin e shërbimeve të ekspertëve në këtë lokacion arkeologjik./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë