Loading…

‘Racizëm ndaj Kosovës’: Qytetari nga Kosova shkon në Çeki për të parë ndeshjen, atje i ndodhë diçka e papritur

  • 23/10/2019 | 12:19

‘Racizëm ndaj Kosovës’: Qytetari nga Kosova shkon në Çeki për të parë ndeshjen, atje i ndodhë diçka e papritur

Një qytetar nga Kosova por që jeton në Gjermani, nuk është lejuar të blejë biletë për dneshjen Kosovë-Çeki, pasi që kjo e fundit ka vendosur të shesë bileta vetëm për shqiptarët me nënshtetësi çeke, transmeton Gazeta Metro.


Ndonëse fillimisht Federata e Futbollit të Çekisë, kishte vendosur që shitjen e këtyre biletave ta bëjë online, një gjë e tillë u ndryshua duke vendosur që këto bileta të shiten vetëm pranë zyrave të stadiumit ku edhe do të zhvillohet ndeshja në Plzen.

Florim Gashi, qytetari nga Kosova që jeton në qytetin e Bamberg në Gjermani kishte shkuar në Plzen për të provuar të blejë një biletë për këtë ndeshje, por një gjë e tillë nuk i është lejuar.

Sipas tij biletat janë duke u shitur mirëpo ato po shiten vetëm për shqiptarët që kanë nënshtetësi çeke, ndërsa personat tjerë nuk kanë të drejtë.

“Ky është një skandal i radhës, deri sot nuk ka ndodhur asnjëherë që njerëzit e vendeve tjera të mos kenë mundësinë të blejnë bileta. Lus Federatën e Futbollit të Kosovës që të bëjë ankesë në UEFA e FIFA, sepse ky është një skandal dhe një racizëm ndaj Federatës së futbollit të Kosovës” tha Gashi.

Kujtojmë që ndeshja mes Çekisë dhe Kosovë zhvillohet më 14 nëntor duke filluar nga ora 18:30./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë