Loading…

Rada Trajkovic kërkon që të tërhiqet edhe miku i Veselinovicit e Radojcicit nga Washingtoni

  • 08/12/2021 | 19:43

Rada Trajkovic kërkon që të tërhiqet edhe miku i Veselinovicit e Radojcicit nga Washingtoni

Politikania serbe Rada Trajkovic, ka reaguar pasi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kanë ardhur sanksione për disa nga krerët e krimit të organizuar në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Trajkovic ka thënë se Marko Djuric duhet të tërhiqet nga Washingtoni, pas sanksioneve të fundit nga SHBA’të.

“Pas njoftimit të sotëm të Departamentit të Drejtësisë së Thesarit dhe në pritje të Samitit për Demokraci, qëndrimi i ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Djuric, është i papranueshëm. Serbia meriton më mirë, një përfaqësim të pacenueshëm etik në Washington D.C”, ka shkruar ajo.

Trajkovic kishte akuzuar Djuricin indirekt, ndërsa Radojcicin direkt për vrasjen e Oliver Ivanovicit, vrasje kjo që është ende e pa zbuluar.

Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja i ka goditur rrjetet e korrupsionit në disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinovicin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në komunikatën e kësaj zyre, ndër të tjera thuhet se Zvonko Veselinovic dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinovic kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinovic kontrollë të disa bizneseve në disa rajone. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë