Loading…

Rada Trajkovic thotë se siguria e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit është në rrezik

  • 13/10/2019 | 22:21

Rada Trajkovic thotë se siguria e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit është në rrezik

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkovic, ka paralajmëruar për rrezikun e sigurisë së Albin Kurtit (VV) dhe Vjosa Osmanit (LDK), fitoren e të cilëve në zgjedhjet nacionale në Kosovë e sheh si një shkëputje nga strukturat kriminale, transmeton Gazeta Metro.

Trajkovic tha se shqetësimet e saj kanë të bëjnë me atë që “të gjithë qytetarët e Kosovës po mbijetojnë, ‘e kjo është ndarja me koalicionin e luftës’”.

“Sado që kjo do të jetë diçka e pabesueshme për publikun serb, ky është shqetësimi i një gruaje serbe nga Kosova për ndryshimet në Kosovë”, tha Trajkovic.

Ajo mendon se siguria e Kurtit dhe Osmanit do të jetë e cenuar, për të mos thënë e kërcënuar.

Kur thotë kështu Trajkoviq ka parasysh “angazhimin e vendosur të Kurtit për të luftuar krimin, për betejë, të paktën përmes një fushate, me njerëzit në listën e gjykatës së Hagës për Kosovën, dhe në këtë aspekt shkëputjen me krimin që e lidh rajonin”../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë