Loading…

Radhë të gjata për targa

  • 18/11/2016 | 13:26

Radhë të gjata për targa

Janë krijuar radhë të gjata në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Prishtinë, pasi që Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) pas gati një viti ka filluar me furnizimin me targa normale të automjeteve. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të presin me orë të tëra për t’u pajisur me targa.

Xhavit Gubetini, udhëheqës i sektorit për Regjistrim të Automjeteve, ka thënë se furnizimi me tabela është duke u bërë nëpër të gjitha qendrat për regjistrim të automjeteve në vend. Ai ka thënë se ministria e Punëve të Brendshme është duke analizuar situatën, ku javën e ardhshme sipas tij, do të dalë me një vendim se a do të ketë një afat kohor që të bëhet ndërrimi i tabelave nga ato të letrës në tabela normale. Deri më tani për shkak të mungesës së targave, sipas Gubetinit, Ministria e Punëve të Brendshme ka pajisur qytetarët me mbi 19 mijë tabela të letrës.

“Për momentin jemi duke e analizuar situatën si do të shkojë këtë javë fluksi i qytetarëve, mund të themi se prej marsit e deri më tash. Tani procedurat janë thuajse të njëjta”, ka thënë Gubetini, duke shtuar se kompania për prodhimin e targave ka afat tri vjet për furnizim me tabela/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë