Loading…
Radioja katalonase zbulon lojtarët e shumtë që Barcelona do t’i shesë këtë verë
  • 22/05/2019 | 08:28

Radioja katalonase zbulon lojtarët e shumtë që Barcelona do t’i shesë këtë verë

Barcelona është duke u përgatitur të bëjë ndryshime rrënjësore në skuadër gjatë afatit kalimtar veror, pas një sezoni tjetër zhgënjyes në garën evropiane, transmeton Gazeta Metro.

Edhe pse e fitoi La Ligën për vitin e dytë radhazi dhe është buzë triumfit edhe në Kupën e Mbretit pasi e siguroi finalen kundër Valencias, Barça përsëri do të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër.

Deri tani, në Camp Nou ka ardhur mesfushori i talentuar holandez, Frenkie De Jong, i cili në janar nënshkroi kontratë me Barçën pasi palët arritën marrëveshje në vlerë 75 milionë euro, që lojtari të kalojë në Katalonjë në verë.

Por, para se të sigurojë prurje të tjera, kampioni spanjoll po mendon ta pastrojë skuadrën, dhe radioja katalonase ka zbuluar disa prej emrave të mëdhenj që do të largohen,  shkruan Gazeta Express.

Në mesin e tyre, blerja më e shtrenjtë e klubit, Philippe Coutinho, i cili i kushtoi plot 160 milionë euro janarin e 2018-es kur iu bashkua nga Liverpooli.

Përveç tij, gjithmonë sipas radios katalonase, do të shiten edhe Ivan Rakitic, Samuel Umtiti, Malcom, Andre Gomes, dhe Jasper Cillessen.

Raportohet se Antoine Griezmann dhe Matthijs de Ligt do të jenë dy prurjet më të reja të verës në Camp Nou./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë