Në arrati që prej sulmit në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit në shtator të vitit 2023, por emri i të kërkuarit me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës për terrorizëm, Millan Radoiçiç, figuron në regjistrat zyrtarë të pronësisë në Serbi.
E përditshma serbe Nova ka raportuar se së fundmi Radoiçiçi është bërë pronar i pesë parcelave prej 37.319 metrash katrorë, rreth katër hektarë -në Novi Pazar.
Sipas të dhënave, njërën prej tokave ai e ka në bashkëpronësi me Sinisha Nedelkoviç nga Zveçani, person ndaj të cilit Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione për shkak të lidhjeve me Zvonko Veselinoviç, ish-partner i Radoiçiçit.
Radoiçiçi nuk ka asgjë tjetër në emrin e tij sa i përket pasurive të patundshme, sipas Nova-s. Pas sulmit në Basnjkë, ai u tërhoq nga pesë kompani, ndërsa më vonë hoqi dorë edhe nga pronësia e disa banesave luksoze në lagjen “Dedinje” në Beograd.