Loading…

Rafuna kërkon uljen e akcizës dhe TVSH’së për të përballuar rritjen e derivateve të naftës

  • 21/07/2026 | 18:58

Rafuna kërkon uljen e akcizës dhe TVSH’së për të përballuar rritjen e derivateve të naftës

Rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare vazhdon të paraqesë sfidë për ekonominë e Kosovës, e cila mbetet e varur nga importi dhe e ndjeshme ndaj lëvizjeve në tregjet globale.


Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka vlerësuar se çdo ndryshim në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare reflektohet drejtpërdrejt edhe në Kosovë, për shkak të vlerës së lartë të importeve dhe varësisë nga furnizimi i jashtëm.

Sipas tij, Kosova importon mallra në vlerë mbi 7 miliardë euro, ndërsa eksportet ende nuk kanë arritur nivelin e një miliard eurove, një situatë që ndikon në dobësinë e ekonomisë ndaj goditjeve të jashtme dhe në rritjen e çmimeve.

‘’ Pa dyshim që Kosova është e ekspozuar nga ngritja e çmimeve t naftës në tregje ndërkombëtare , çdo luhatje në tregun evropian ndikon edhe në Kosovë për shkak të sasisë ose vlerës shumë të madh të mallrave që i importojmë kemi mbi 7 miliardë ndërsa ende nuk e kemi kap  një miliardë që eksportojmë dhe kjo është ndër arsye pse çmimet janë kaq të larta’’, tha kreu i OEK për FrontOnline.

Rafuna ka thënë se çmimi i derivateve të naftës dhe energjisë elektrike janë ndër faktorët që ndikojnë drejtpërdrejt në kostot operative të bizneseve, duke u reflektuar më pas edhe në çmimet e produkteve dhe shërbimeve për qytetarët. Ai ka thënë se rritja e kostove të prodhimit, transportit dhe furnizimit është një nga faktorët që ndikon në nivelin e inflacionit në vend.

‘’ E dyta është çështja e energjisë elektrike apo çmimi i derivateve të naftës dhe produkteve të naftës për shkak se ato hyjnë në kosto operative dhe ndikojnë në produktin tonë, kjo javë veç dy prej arsye pse Kosova ka inflacion kaq të lartë’’, ka thënë Rafuna.

Kreu i OEK-ut ka bërë të ditur se bizneset kanë kërkuar nga Qeveria ndërhyrje përmes politikave fiskale, përfshirë uljen ose heqjen e përkohshme të akcizës dhe uljen e TVSH-së për derivatet gjatë periudhave kur çmimet arrijnë nivele të larta. Sipas Rafunës, masa të tilla fiskale janë përdorur edhe nga vendet e rajonit dhe Bashkimi Evropian në periudha të rritjeve të mëdha të çmimeve të naftës, ndërsa në Kosovë deri tani nuk ka pasur një veprim konkret në këtë drejtim.

‘’Ne kemi kërkuar nga Qeveria ta ulë tatimin e akcizës ose ta heqë apo t ulën vlerën e shtuar nga 15 % në 8% për një periudhë të caktuar kohore mirëpo nuk ka pasur një veprim, ky ka qenë një nga masat e politikave fiskale  me të cilat kanë ndërhyrë jo vetëm vendet e rajonit por edhe te BE-së ndërhynë kur ishte pika më e lartë e çmimi të naftës’’,  përfundon Rafuna.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë