Loading…

Ragmi Mustafa: Qeveritë serbe pas asaj të Djindjic janë dështim total

  • 18/02/2020 | 21:54

Ragmi Mustafa: Qeveritë serbe pas asaj të Djindjic janë dështim total

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, i vlerëson kështu pasi asnjë kandidat për president të Serbisë nuk ka guxuar të kërkoj vota nga komuniteti shqiptar e kjo flet se Serbia ende është larg shtetit të qytetarëve, transmeton Gazeta Metro.


Paragjykimet dhe qasja diskriminuese ndaj komunitetit shqiptar burojnë dhe plasohen nga vet kreu i elitës politike serbe, ka thënë Mustafa për gazetën serbe Danas.

Ai paralajmëroi që shqiptarët në Luginën e Preshevës kanë gati listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Serbi përveç njërës e shtoi se fushata do të jetë e ashpër.

“Gjithsesi që zgjedhjet lokale do të jenë të ashpra me gjithë këto oferta të ndryshme politike e me një shpirt demokratik, e gati do të jetë edhe lista për zgjedhjet parlamentare. Tani për tani kemi marrëveshje të gjitha partive kyçe shqiptare për listë të përbashkët. Këtë propozim e ka refuzuar vetëm një parti që ka zgjedhur që do dalë e vetme” tha Mustafa.

Ai u pyet edhe për atë se çka sheh si problem të komunitetit dhe partive shqiptare në Serbi kur dalin para qytetarëve në fushatën parazgjedhore si në nivelin lokal dhe atë kombëtar, Mustafa ishte i qartë se nuk ka përparim dhe qasja e pushtetit serb mbetet e njëjtë.

“Janë të njëjtat probleme që ishin edhe para dhjetë e pesë viteve. E janë identikë me ato para 20 viteve. Se shqiptarët nga jugu i Serbisë janë terroristë, separatistë ekstremistë, e një e ligë armiqësore e të ngjashme. Kjo vjen si rrjedhojë e asaj se pushteti serb nuk e trajton komunitetin shqiptarë si qytetarë të barabartë të këtij shteti. Të gjitha qeveritë e deritanishme pas asaj të Djindjic janë dështim total. Ata kanë dështuar të krijojnë kushte optimale që qytetarët e Republikës së Serbisë të realizojnë të drejtat e liritë e tyre individuale, e këndej mashtrojnë veten dhe bashkësinë ndërkombëtare se punojnë drejt përmirësimit të të drejtave dhe lirive kolektive të qytetarëve të komuniteteve pakicë kombëtare. Si është e mundur që në këto kohë në Serbi nuk u lejohet që fëmijët që janë shtetas të Serbisë nuk kanë libra shkollor në gjuhën amtare siç është rasti me nxënësit shqiptarë”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë