Loading…
Rahoveci shënon fitore të ngushtë në derbin ndaj Bashkimit
  • 23/03/2019 | 21:27

Rahoveci shënon fitore të ngushtë në derbin ndaj Bashkimit

Skuadra e Rahovecit ka shënuar fitore si musafirë në derbin e Superligës në basketboll ndaj Bashkimit, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e zhvilluar në “Sezai Surroi”, Rahoveci shënoi fitore me rezultat të ngushtë 76-80.

Fredrik Richardson shkëlqeu në fitoren e “Vreshtarëve” me double-double prej 30 pikëve dhe 10 kërcimeve, pike dyshifërore realizuan edhe Arian Qallaku – 13, Jams Stanback – 12 dhe Deshon Minnis – 11.

Te Bashkimi me lojë të mire u dallua Jordan Capps i cili realizoi 30 pikë, por që ishin të pamjaftueshme. Pikë dyshifërore për “Arpagjikët” realizuan edhe Drilon Hajrizi – 14 dhe Steve Haney – 10./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë