Loading…

Rahoveci shënon fitoren e radhës në Superligë

  • 16/11/2019 | 22:03

Rahoveci shënon fitoren e radhës në Superligë

Rahoveci ka shënuar fitore në Superligë, duke e mundur Feronikelin me rezultat 87:61 (23:17, 29:20, 20:16, 15:8), në kuadër të xhiros së 11’të, transmeton Gazeta Metro.


Vendësit kanë dominuar nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar dhe duke e mposhtur skuadrën e vetme që i kishte mundur në këtë edicion.

Vreshtarët e fillojnë ndeshjen më mirë dhe fitojnë çerekun e parë 23:17, derisa me lojë vazhdojnë edhe në periodën e dytë që e fitojnë 29:20. Më të mirë ishin edhe në periodën e tretë 20:16 dhe atë të katërt 15:8, duke triumfuar në fund me rezultat 87:61.

Te Rahoveci u dalluan Joshua McFolley me 21 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, Javis Howard me 17 pikë e 10 kërcime, si dhe Jure Gunjina me 14 pikë e 10 kërcime.

Ndërkohë, te Feronikeli më të mirët në parket ishin Arti Hajdari dhe Brandon Scott me nga 17 pikë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë