Loading…

Raketat e Xhihadit Islamik vranë më shumë civilë në Gaza se sulmet ajrore të Izraelit

  • 08/08/2022 | 13:22

Raketat e Xhihadit Islamik vranë më shumë civilë në Gaza se sulmet ajrore të Izraelit

Sipas raporti të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) për Operacionin Agimi Shpërthyes a zbuluar se një në pesë raketa të organizatës terroriste Xhihadi Islamik kanë rënë në Rripin e Gazës. Kjo i bie 200 nga 1100 raketa të lëshuara, transmeton Gazeta Metro.


Më shumë njerëz në Gaza u vranë nga raketat e dështuara të Xhihadit Islamik sesa prej sulmeve ajrore izraelite gjatë operacionit, sipas një raporti të zëdhënësit të IDF, gjeneral brigade Ran Kochav.

Operacioni Agimi Shpërthyes zgjati 66 orë gjatë të cilave IDF goditi 170 caqe, duke vrarë disa eprorë të lartë të Xhihadit Islamik dhe duke shkatërruar shumë prej kapaciteteve të oirganizatës terroriste, rrjete tunelesh dhe depo armatimi. Mbrëmjen e të dielës para armëpushimit, IDF shkatërroi tre depo ku mbaheshin armatim i ndryshëm.

Sipas raporteve armëpushimi ishte respektuar nga të dy palët dhe nuk kishte të shtëna gjatë natës mes të dielës dhe të hënës.

Përgjatë operacionit Xhihadi Islmik kishte hapur zjarr me rreth 1100 raketa, 200 prej tyre ranë në Gaza. Prej 990 raketave që hynë në Izrael, 380 ishin pritur dhe shkatërruar nga Mburoja e hekurt me sukses 95 % shkallë suksesi. 610 të tjera kanë rënë në det dhe mjedise të hapura.

Përveç pak njerëzve që janë plagosur lehtë të shtunën, nuk kishte viktima të raportuara. Palestinezët në anën tjetër kanë raportuar në gjithsej 35 të vdekur 26 prej të cilëve ishin kalimtarë të rastit. Nga 26, 11 ishin vrarë nga sulmet ajrore izraelite, ndërsa 15 ishin vrarë nga raketat e Xhiadit Islamik që kishin dështuar të kalonin nga Gaza.

Sipas raportit, asnjë infrastrukturë civile në Gaza nuk është dëmtuar në operacionin e forcave izraelite.

Operacioni Agimi Shpërthyes nisi të premten pasdite pasi që IDF vrau komandantin e Xhihadit Islamik Tayseer al-Jabir. Kryeministri izraelit Yair Lapid kishte zbuluar më vonë se sulmi ndaj al-Jabri si parandalim ndaj një sulmi të planifikuar nga ai.

Po atë mbrëmje Xhihadi Islamik kishte nisur sulmin me raketa ndaj Izraelit që zgjati deri të dielën në mbrëmje kur u pajtuan për armëpushim.

Organizata tjetër terroriste që qeveris me Rripin e Gazës, Hamas, nuk kishte luftuar këtë herë krah Xhihadit Islamik./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë