Loading…

Raketat godasin bazën irakiane ku qëndrojnë forcat amerikane

  • 04/05/2021 | 16:13

Raketat godasin bazën irakiane ku qëndrojnë forcat amerikane

Së pak dy raketa kanë rënë të martën në bazën ajrore Ain al-Asad në perëndim të Irakut që strehon trupa ushtarake amerikane dhe të tjera ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.


Sipas njoftimit të Ushtrisë së Irakut dy raketat e lëshuara nuk kanë shkaktuar viktima.

Komunikata nuk kishte dhënë detaje të tjera. Deri tani nuk askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e të martës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzon grupe paramilitare të mbështetura nga Irani se kryejnë rregullisht sulme ndaj forcave të tyre ushtarake në Irak.

Grupi paramilitar i mbështetur nga Irani, Kata’ib Hezbollah, me bazë në Irak kishte sulmuar dhe mbajtur nën rrethim Ambasadën Amerikane në Bagdad në fund të vitit 2019, situatë që u përkeqësua deri në vrasjen e Gjeneralit Qasem Soleimani nga forcat ajrore amerikane në Bagdad në janarin e vitit 2020. Soleimani ishte komandant i forcave Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit që ishte koordinatori i të gjitha forcave nën ndikimin e republikës islamike në Lindjen e Mesme./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë