Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, e ka njoftuar sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg për situatën aktuale në veriun e vendit.
“U pajtuam që KFOR-i të garantojë qetësinë dhe stabilitetin”, ka thënë Rakic për Tanjug duke shtuar se bisedimet Kosovë-Serbi do të vazhdojnë në një format tjetër.
Sipas Rakiqit tema e atyre takimeve do të jetë fati i murit e që, sic tha ai, serbët presin që deri në një marrëveshje tjetër nuk do të ketë vendime të njëanshme.
Agjencia serbe e lajmeve bënë të ditur se përveç Rakicit në takim me sekretarin e NATO-s kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanovic, Sllavko Simic nga Lista Serbe dhe kryetari i Graçanicës Vlladeta Kostic.