Loading…

Rakic: Ky s’është mur, është rrethojë e shëtitores

  • 09/12/2016 | 13:43

Rakic: Ky s’është mur, është rrethojë e shëtitores

Punimet në murin që po ndërtohet te ura e Ibrit sot janë ndërprerë përkohësisht.

Punëtorët kishin filluar që ta prejnë një pjesë të murit pasi që kishte tejkaluar gjatësinë e paraparë nga dy metra në një metër e 30 centimentra.

Sot te muri në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës kanë shkuar edhe insepktorë të Ministrisë së Mjedisit, me një urdhër për rrënim.

Por kryetari i Mitrovicës së veriut Goran Rakic u ka thënë atyre se muri nuk do të rrënohet pasi që është në kuadër të marrëveshjes.

“E para ky nuk është mur por rrethojë e shëtitores. Pastaj ky ndërtim që po bëjmë nuk është në kuadër të revitalizimit të urës së Ibrit, por në kuadër të ndërtimit të një shëtitoreje”, tha Rakiq.

Ndërkohë punët janë ndalur përkohësisht deri në një vendim tjetër që pritet nga përfaqësues të BE-së në Kosovë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë