Loading…

Rakic: Ndërtimi i murit të ri fillon më 7 shkurt

  • 05/02/2017 | 16:05

Rakic: Ndërtimi i murit të ri fillon më 7 shkurt

Kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakic, menjëherë pas rrëzimit të murit ka paralajmëruar se këtë të martë, 7 shkurt, do të fillojnë punimet për një ndërtim të një, siç ka thënë ai, “strukture betoni mbështetëse dhe të fortë në lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi prej 120 centimetrash”.


Sipas tij kështu qytetarët  e Mitrovicës së Veriut do të ndjehen të sigurtë.

“Struktura e re mbështetëse do të përputhet shumë mirë edhe në aspektin mjedisor edhe estetik me projektin e ndërtimit të zonës së këmbësorëve në rrugën Mbreti Petër”, ka deklaruar Rakiq, duke e ‘falënderuar siç është shprehur, kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq për mbështetjen që ka çuar, siç ka thënë ai, drejt pajtimit edhe të përfaqësuesve relevantë ndërkombëtarë’, shkruan Tanjug-u serb, transmeton gazetametro.net.

Ndryshe, sot u arrit rrënimi i murit të ndërtuar në pjesën veriore të vendit në dhjetorin që lamë pas.

Rrënim u bë pas një marrëveshjeje të arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit Rakiq të Mitrovicës së veriut, e me lehtësimin e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë