Loading…

Rakic tha dje se ‘do të luftojnë Kosovën’, ende ministër në qeverinë Kurti 2

  • 14/10/2021 | 16:51

Rakic tha dje se ‘do të luftojnë Kosovën’, ende ministër në qeverinë Kurti 2

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po kritikohet mjaft për qëndrimin e tij ndaj Ministrit të Pushtetit Lokal nga radhët e Listës Serbe, Goran Rakic. Lideri i Listës Serbe dje nga Serbia vetëm të niste luftën ndaj Kosovës i mungoi, të gjitha të tjerat i kishte thënë, transmeton Gazeta Metro.


Kjo nuk i ka shpëtuar opinionit publik dhe forcave politike kosovare opozitare që nuk e kanë huq rastin të ja përmendin kryeministrit. Siç bëri ish kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, me të cilin u prish koalicioni pikërisht kur kryeministri Kurti kishte shkarkuar asokohe ministrin e punëve të brendshme nga radhët e LDK’së, Agim Veliun, me një vendim arbitrar e të pa konsultuar me partnerin.

Kur nisi kriza e ashtuquajtur e targave, pas skadimit të një marrëveshje të BE’së për to Rakic ishte atje në ballë të ‘rezistencës’. Kurti i pyetur nëse do të ndëshkojë ministrin Rakic për pjesëmarrjen në protestën e organizuar nga banorët serbë të veriut, kishtre thënë se nuk e sheh të arsyeshme të marrë masa ndaj tij.

“Me sa jam i informuar unë dhe sa më ka treguar ai, është përpjekur që situata të mos eskalojë dhe të mos ketë veprime të dhunshme. Nuk mendoj se duhet të marrë masa ndaj tij”, kishte deklaruar Kurti.

Rakiq u takua me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, në Rashkë të Serbisë, e ku kërcënoi hapur shtetin e Kosovës.

Ministri Rakic paralajmëroi se nëse skena të tilla si ajo e djeshme përsëriten e sërish “do të ketë rezistencë të përgjithshme” e ankesa se ka pogrom kundër serbëve, shto edhe pretendimin se kjo ishte një ‘kristalnacht’ ndaj serbëve. Krahasim që nuk i pëlqeu as ambasadorit gjerman në Prishtinë, që ju tërhoqi vërejtjen që t’i respektojnë faktet.

“Nëse diçka e tillë ndodh herën tjetër, do të ketë rezistencë të përgjithshme. Pavarësisht se çfarë do të thotë kjo dhe pavarësisht se si e kuptojnë ata, ne do të mbrohemi me të gjitha mjetet në dispozicion”, tha Rakiq, duke marrë ovacione nga serbët e pranishëm aty.

Tutje, ai ka kërkuar që takimi me Vuçiq të transmetohet drejtpërdrejtë, në mënyrë që të gjithë të shohin se çfarë po ndodh në ‘Kosovë e Metohi’./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë