Loading…

Rakiq: Askush s’guxon ta prekë murin

  • 16/01/2017 | 19:35

Rakiq: Askush s’guxon ta prekë murin

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, duke thënë se rezoluta e miratuar në Kuvend për rrënimin e murit në veri nuk ka bazë ligjore.

Madje, Rakiq ka thënë se nuk e kupton debatin e legjislativit kosovar për këtë çështje, ngase ndërtimi i këtij muri është projekt mes Prishtinës dhe Beogradit, i ndërmjetësuar nga BE-ja në Bruksel.

Prandaj, sipas tij, nëse autoritetet kosovare vendosin ta rrënojnë këtë mur njëanshëm, atëherë presin reagimin e Brukselit.

“Unë pres që të reagojë Brukseli, reagim të Bashkësisë Ndërkombëtare, sepse ata janë garantues të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit, dhe pres që ata të reagojnë ndaj çfarëdo vendimi të njëanshëm apo veprimi të autoriteteve në Prishtinë”, ka thënë Rakiq.

Por, kryetari i komunës jugore, Agim Bahtiri, beson se muri në veri duhet të rrënohet, duke i bërë thirrje kryetarit Rakiq të ndërmarrë masa dhe të mos shkaktojë probleme.

Ndërsa, ministri i Mjedisit, Ferat Shala, i ka thënë KTV-së se Ministria i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, duke e respektuar legjislacionin në fuqi, si për nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror lidhur me rrënimin e murit në veri. Por nuk ka treguar se kur saktësisht do të rrënohet muri.

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka paralajmëruar Kosovën dhe Serbinë se po i rrezikojnë të arriturat e deritanishme, me tensionimin e situatës pas zhvillimeve të fundit.

“Apeli im është: Ata nuk duhet të rrezikojnë atë që tashmë është arritur gjatë dialogut dhe duhet të shikojnë përpara dhe jo mbrapa”, ka thënë Hahn të hënën, përpara një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë