Loading…

Rakiq i dërgon porosi Tahirit, muri nuk do të rrënohet

  • 08/12/2016 | 08:34

Rakiq i dërgon porosi Tahirit, muri nuk do të rrënohet

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka qenë shumë i qartë në përgjigjen që i ka dhënë ministres për Dialog Edita Tahiri, për murin e ndërtuar në veri të Mitrovicës. Rakiq ka thënë se ai mur nuk do të rrënohet dhe se ajo nuk do të pyetet kurrë se çka do të ndërtohet në veri.

“‘Mbrojtësja’ nuk do të rrënohet. Edita Tahiri nuk do të vendosë çka të ndërtohet në veri. Muri për të cilin flet Edita Tahiri nuk do të rrënohet sepse bëhet fjalë për një ‘mbrojtëse’ dhe një pjesë të projektit, të cilin përfaqësuesit e Beogradit, të Prishtinës dhe të BE-së e kanë pasur parasysh. Se çka do të ndërtohet në veri do të vendosë qeverisja lokale dhe vetë qytetarët e jo ministrja për Dialog nga Prishtina”, ka porositur Rakiq.

Në këtë mënyrë ai ka demantuar pohimet e Edita Tahirit, e cila ka deklaruar se ky “konstruksion”, siç e quan Rakiq, nuk është me Marrëveshjen e Brukselit. Rakiq ka porositur, duke folur për “Kossev”, se nuk bëhet fjalë për kurrfarë muri, shkruan gazeta Zëri.

“Projektin, i cili është hartuar, e kanë parë edhe përfaqësuesit e Prishtinës, të Beogradit të Bashkimit Evropian. Madje të dy firmat, njëra serbe që kryen punët në zonën e këmbësorëve dhe tjetra shqiptare, e cila kryen punët në revitalizimin e urës, bashkërisht i kanë harmonizuar punët për realizimin e këtyre dy projekteve. Andaj, nuk bëhet fjalë për diçka që figuron nga sot, në mënyrë që çdokush të befasohet”, ka thënë ai.

Ai ka sqaruar se për çfarë do të shërbejë konstruksioni prej betoni në afërsi të urës kryesore të Ibrit në Mitrovicë.

“Kjo mbrojtëse, që ata e quajnë mur, do të shërbejë, përsëris, për nivelizimin e rrugës ‘Mbreti Petër’”, si dhe për sigurinë fizike të zonës së këmbësorëve. Mbrojtësja gjithashtu do të shërbejë për izolimin e kësaj zone”, ka thënë mes tjerash kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë