Loading…

Rakiq kundër ndryshimeve në Policinë e veriut

  • 13/03/2017 | 10:41

Rakiq kundër ndryshimeve në Policinë e veriut

Qytetarë të Mitrovicës kanë protestuar sot para stacionit të Policisë në veri për shkak të ndërrimit të tre eprorëve të lartë të Policisë.


Në këtë protestë ka marr pjesë edhe kryetari i komunës Goran Rakiq i cili ka thënë se do të kërkojë tërheqjen e këtyre vendimeve.

Mësohet se Rakiq së bashku me drejtorin e Policisë Nenad Gjuriq kanë kërkuar takim urgjent me drejtorin e përgjithshëm të Policisë Shpend Maxhuni, transmeton kp.

Para disa ditësh janë ndërruar shefi i hetimeve, shefi i administratës dhe shefi i forenzikës.

Protesta ka filluar në ora 7:15 dhe ka përfunduar në ora 09:00.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë