Loading…

Rakitic i trishtuar ankohet: Barcelona më hoqi topin nga këmbët

  • 12/11/2019 | 23:39

Rakitic i trishtuar ankohet: Barcelona më hoqi topin nga këmbët

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ku ka folur hapur për sezonin e tij zhgënjyes me Blaugrana. Ai ankua tek ‘filozofi i futbollit’ dhe ish lojtari e drejtori i madrilenëve Jorge Valdano, transmeton Gazeta Metro.


Mesfushori kroat ka qenë i ftuar në emisionin televiziv të Jorge Valdanos, ish futbollist e drejtor tek rivalët e përjetshëm, Real Madrid.

Duke qenë si lojtar startues i skuadrës së parë që nga ardhja në klub, Barcelona këtë verë u përpoq ta përdorte Rakitic në negociata për Neymar Jr. Pastaj që nga fillimi i sezonit, atij i është dashur të qëndrojë në stol.

“Si ndihet vajza ime e vogël kur lodra e saj është marrë?”, thotë  Rakitic fillimisht duke bërë pyetje në emisionin ‘Universo Valdano’ të Movistar.

“E trishtuar. Unë ndihem në të njëjtën mënyrë. Ata e kanë hequr topin nga unë – ndihem i trishtuar”.

Rakitic ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës që nga ardhja nga Sevilla në verën e vitit 2014.

“Unë i kuptoj dhe respektoj vendimet e trajnerit, një klubi ose çfarëdo”, shtoi Rakitic. Unë kam dhënë aq shumë në këto pesë vjet që kam qenë në Barcelonë dhe dua të vazhdoj ta shijoj. Unë jam 31 vjeç, jo 38, dhe ndjehem sikur jam në maksimumin tim”, ka thënë kroati.

Rakitic mund të ankohet e të pretendoj se është në formë, loja e tij ishte nën nivel sipas shumë vëzhguesve e dashamirësve të futbollit. Tjetër faktor i rëndësishëm është afrimi në verë i talentit holandez Frenkie de Jong, e një vit më herët kilianit luftarak Arturo Vidal./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë