Loading…

Rama alarmon për Lojërat Mesdhetare 2030: Kurti po rrezikon t’ia humbasë Kosovës këtë mundësi historike

  • 15/10/2026 | 15:02

Rama alarmon për Lojërat Mesdhetare 2030: Kurti po rrezikon t’ia humbasë Kosovës këtë mundësi historike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ngriti shqetësimin për rrezikun që Kosova të mos jetë më nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030, duke ia atribuar përgjegjësinë për situatën mungesës së veprimeve nga institucionet qendrore, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Rama njoftoi se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka konfirmuar se ende nuk ka marrë përgjigjet e nevojshme nga institucionet e Kosovës.

Sipas tij, më 19 dhjetor do të bëhet një vlerësim i gjendjes, pas të cilit pritet të thirret një Asamble e Jashtëzakonshme për të vendosur lidhur me vazhdimin e organizimit të këtij eventi.

“Ajo që kemi paralajmëruar vazhdimisht, sot po konfirmohet zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG)!”, deklaroi ai.

Rama theksoi se Prishtina ka përmbushur detyrat që i takojnë në përgatitjen e këtij organizimi. Ai ka përmendur hartimin e masterplanit, identifikimin e projekteve dhe lokacioneve, si dhe miratimin e tyre në Asamblenë e Kryeqytetit.

Megjithatë, ai kritikoi Qeverinë qendrore dhe Komitetin Organizativ, duke vënë në shënjestër kryeministrin Albin Kurti, të cilin e ka përmendur në lidhje me udhëheqjen e këtij komiteti.

“Tash, kur është radha e Qeverisë qendrore dhe Komitetit Organizativ, në krye të të cilit Albin Kurti e ka vendosur vetveten, si asnjë shtet tjetër, Kosova po rrezikon ta humbasë këtë mundësi historike!”, shkroi Rama.

Sipas Ramës, humbja e së drejtës për organizimin e Lojërave Mesdhetare do të përbënte një goditje të madhe për vendin dhe qytetarët. Ai ka paralajmëruar se mungesa e vendimeve dhe përgjigjeve institucionale mund ta vërë në pikëpyetje realizimin e këtij organizimi ndërkombëtar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë