Loading…

Rama dhe ambasadori japonez ndjekin kapjen e tonit që do të eksportohet drejt Japonisë

  • 01/12/2021 | 19:11

Rama dhe ambasadori japonez ndjekin kapjen e tonit që do të eksportohet drejt Japonisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ambasadori i Japonisë, Takada Mitsuyuki, asisituan në kapjen e peshkut të parë ton që do të dërgohet për eksport në vendin e largët aziatik.


“Nis sot operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë, i cili e përfshin edhe Japoninë në hartën e eksporteve shqiptare, që nga 3 vende në vitin 2013 sot ka plot 27 destinacione. Industria shqiptare e peshkimit tanimë është një industri konkurruese në tregun ndërkombëtar dhe pas pesëfishimit të eksporteve të saj në dy mandatet e para, synojmë dyfishimin në mandatin e tretë”, shkroi kryeministri Rama në Facebook.

“Jam shumë i kënaqur që marr pjesë në këtë dërgesë të parë nga Shqipëria për në Japoni. Ky është një shembull mjaft i mirë për sipërmarrësit shqiptarë”, tha ambasadori Mitsuyuki.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë