Loading…

Rama: Do t’i rrisim pagat për këto profesione

  • 16/05/2022 | 14:46

Rama: Do t’i rrisim pagat për këto profesione

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme për ecurinë e punës së Njësisë Speciale Antiinformalitet, ndërsa bëri të ditur se do të ket ngritje të pagave për mësuesit, mjekët, infermierët, ushtarakët, policinë etj.


Gjatë konferencës për shtyp kryeministri Rama ka deklaruar se do të ketë rritje page për disa profesione ashtu sikurse është premtuar.

“Në një vend  si i yni kemi taksat më të ulëta, s’ka asnjë vend në Evropë e rajon me taksë 0 për biznesin e vogël siç e kemi ne. Nga ana tjetër taksa për biznesin e madh më e larta në rajon e kemi ngritur ne dhe kem i qenë shumë të vetëdijshëm se është gjëja e duhur që kemi bërë. S’do të rrisim  asnjë taksë por kjo prezumon që të gjithë të marrin përsipër pjesën e tyre. Ndryshe nuk funksionon. Është një moment inkurajues ndarja me ju dhe publikun e këto rezultateve që kemi arritur bashkarisht”, tha Rama.

“Është një moment inkurajues ndarja me ju dhe publikun e këto rezultateve që kemi arritur bashkarisht. Nuk ka ardhur si pagesë më shumë se paguanit por dalja nga errësira në dritë dhe i jep mundësi atyre njerëzve të kenë kontribute shëndeti dhe pensionesh më të plota. Ka ndikuar çuarja lart në 40 mijë lekë të reja që hyn në fuqi së shpejti. Kjo e bën të lehtë për ju sepse për çdo pagë deri në 40 mijë lekë është zero taksa. Për çdo pagë deri në 50 mijë lekë të reja është gjysma e asaj që ka qenë dhe që është dhe tani. Do rrisim pagat edhe për mësuesit, mjekët, infermierët, ushtarakët, punonjësit e policisë jashtë vendbanimit. Është një frymëmarrje e rëndësishme në këto kushte që jemi”, u shpreh ai.

Sot Rama njoftoi se pas rastit të publikimit të pagave, qeveria mendon që të pyesë shqiptarët nëse është mirë që një herë në vit pagat të bëhen publike. Sipas tij, në vendet që e aplikojnë këtë, ka treguar se ka efekt vetërregullues.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë