Loading…

Rama e pret Abdixhikun në takim në ditën e parë të punës si kryetar i Prishtinës

  • 10/12/2021 | 11:01

Rama e pret Abdixhikun në takim në ditën e parë të punës si kryetar i Prishtinës

Në ditën e parë të punës si kryetar i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama priti në takim liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, shkruan Gazeta Metro.


Rama derisa ka njoftuar për takimin ka thënë se me Abdixhikun është biseduar për vizionin, projektet dhe punët e shumta që i presin për ta transformuar qytetit.

Me këtë rast ai ka falënderuar Abdixhikun për mbështetjen e vazhdueshme që i është dhënë.

“Në ditën e parë të punës, ishte kënaqësi ta pres në takim Kryetarin e LDK-se z. Lumir Abdixhikun. Patëm një takim miqësor dhe biseduam shkurt për vizionin tonë, projektet dhe punët e shumta që po na presin për transformimin e qytetit. E falënderoj përzemërsisht për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe i pranoj urimet për detyrën dhe obligimin e madh ndaj menaxhimit të kryeqytetit dhe ndaj gjithë qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama.

Përparim Rama u zgjodh kryetar i Prishtinës pasi në balotazh mundi Arben Vitinë e VV’së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë