Pas reagimeve të shumta për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze, erdhi edhe reagimi nga kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për ta shprehur shqetësimin e tij ndaj kësaj ngjarje.
“Ndalimi i Haradinajt, një absurditet. E pabesueshme që urdhër-arrestet e Serbisë s’janë fshirë ende nga kompjuterat e BE-së”, shkroi Rama, transmeton gazetametro.net
Haradinaj është i ndaluar në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij.
Haradinaj është arrestuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia para një dekade.
Ai u arrestua të mërkuren në Aeroportin ndërkombëtar ‘Basel-Mulhouse’, në pjesën franceze të tij. /gazetametro.net