Loading…

Rama e Vucic ‘goditje’ majtas e djathtas: Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE’në

  • 08/11/2019 | 15:44

Rama e Vucic ‘goditje’ majtas e djathtas: Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE’në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ishte mjaft kritik ndaj BE’së në Gjeneva ku mori pjesë në dialogun strategjik për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Forumi Botëror i Ekonomisë, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që nuk ishte më i përmbajtur se ai, transmeton Gazeta Metro.


Këto deklarata i bërnë në Gjenevë, ku morën pjesë në dialogun strategjik për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Forumi Botëror i Ekonomisë.

Deklaratë e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili theksoi se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE’në, por edhe anasjelltas.

“Kush nuk e kupton këtë, nuk i kupton sfidat që vijnë në të ardhmen”, tha Rama.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thënë se ende nuk ka marrë përgjigje nëse Serbia do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian deri në vitin 2025, nëse zgjidh problemin me Kosovën.

“Serbia nuk është aq euro-optimiste si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ne jemi në rrugën europiane, por presim qasje tjetër. Nuk e lusim askënd, por kërkojmë të ardhme të qartë”, tha Vucic..

“Duhet ta dimë dhe për këtë arsye i kam pyetur shumëkënd në BE se nëse zgjidhim problemin me Kosovën, a do të bëhemi anëtar të BE’së deri më 2025. Nuk kam marrë përgjigje të qartë”, shtoi ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
marke[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë