Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar ish kandidaten demokrate për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, për çmimin që morri nga ajo sot, shkruan Gazeta Metro.
Kryemnistri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka pranuar një çmim nga Clintoni si shenjë falendërimi për strehimin e refugjatëve afganë në Shqipëri.
Clinton pati fjalë të mëdha për Ramën, teksa i pari i Shqipërisë nuk nguroi që në fjalimin e tij t’i bënte disa batuta për të cilat ai tashmë është i njohur.
“Krenar për Shqipërinë. Faleminderit Hillary” ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Përndryshe, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së fundmi është shndërruar në një lider të preferuar amerikan në Ballkanin Perëndimor për shkak të lojalitetit të madh që ai po tregon në raport me të gjitha proceset që ndërkombëtarët e në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ia kërkojnë. /gazetametro.net