Loading…

Rama falenderon Merkelin

  • 28/11/2016 | 14:41

Rama falenderon Merkelin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur sot në Berlin nga kancelaria gjermane, Angela Merkel. Kjo u bë në kuadër të vizitës zyrate në Gjermani që kryeministri shqiptar ka filluar sot.

Pas pritjes zyrtare kancelaria gjermane dhe kryeministri i Shqipërisë kanë mbajtur një konferencë për shtyp.

Angela Merkel i ka përsëritur Ramës se janë pesë kushte që Shqipëria të fillojë procesin e negocimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Si njërin nga kushtet kryesore kancelaria Merkel e ka përmendur reformën në Drejtësi.

Pa këtë reformë në Drejtësi, nuk ka fillim negociatash ndërmjet Shipërisë dhe BE-së.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka veçuar momentin që në Berlin gjendet në ditën e festës së Flamurit të Shqipërisë.

Ai e ka falënderuar kancelaren për gjithë ndihmën që iu ka dhënë shqiptarëve në këto vitet e fundit.

“Shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës janë shumë mirënjohës për ndihmën që Gjermanisë dhe ju si kancelare e saj iu keni ofruar”, ka thënë Rama.

Edi Rama ka folur edhe për aspiratat e Shqipërisë për t’u antarësuar në BE.
“Shqipëria dhe shqiptarët nuk kërkojnë asgjë të pamerituar në rrugën drejt anëtarësimit të Bashkimit Evropian. Ne nuk e kemi filluar këtë rrugë si detyrim nga BE, por këtë na kanë dhënë etërit tanë, të cilët kanë dashur të largohen nga lindja dhe të lidhen me perëndimit. Shqipëria meriton të njëjtën besnikëri nga ana e BE-së, si besnikëria jonë ndaj jush. Jo vetëm Shqipëria dhe rajoni ka nevojë për BE-në, por edhe BE ka nevojë për ne. Ne do të punojmë shumë që të arrijmë objektivat tona, dhe ta bëjmë Shqipërinë ashtu siç e meriton”, ka thënë kryeministri shqiptar ndër të tjerash.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë