Loading…

Rama: Fshatrat e Prishtinës përballen me një sërë problemesh, premton zgjidhjen e tyre

  • 07/11/2021 | 19:48

Rama: Fshatrat e Prishtinës përballen me një sërë problemesh, premton zgjidhjen e tyre

Kandidati nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, sot ka vizituar fshatin Zllatar, ku ka thënë se fshatrat e Prishtinës përgjithësisht përballen me shumë problem, shkruan Gazeta Metro.

Përndryshe, Përparim Rama do të përballet në balotazhin e 14 nëntorit me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitinë.

Këtu keni statusin e plotë të Përparim Ramës:

“Vjeshta shpërfaqi edhe njëherë bukurinë që kanë fshatrat tanë. Sot vizitova fshatin Zllatar, ku u takova me banorë të kësaj zone, me të cilët biseduam për problemet me të cilat përballet ky fshat. Fshatrat tanë ende përballen me një sërë problemesh. Banorët kërkuan infrastrukturë përcjellëse, rrugë dhe ndriçim, probleme që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe duhet të punohet në këtë drejtim, në mënyrë që banorët të kenë jetë më të lehtë. Bashkë për Prishtinën që duam”, ka shkruar Rama në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë