Loading…

Rama i fortë për Vitinë në debat: S’e kam problem të jeni pjesë e kabinetit tim

  • 10/11/2021 | 22:31

Rama i fortë për Vitinë në debat: S’e kam problem të jeni pjesë e kabinetit tim

Kandidatët për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama e Arben Vitia u përballen për herë të parë në një debat televiziv para raundit të dytë të zgjedhjeve që pritet të mbahet më 14 nëntor, shkruan Gazeta Metro.

Rama e Vitia kanë folur për programin e tyre në rast se do të qeverisin në kryeqytet.

Mes tjerash kandidati i LDK’së dhe ai i VV’së kanë folur edhe për emërimin e drejtorëve në Komunën e Prishtinës.

Rama i tha Vitisë se duhet të jetë më mendje hapur për të mirën e kryeqytetit dhe shtoi se nuk e ka problem që edhe Vitia të jetë pjesë e kabinetit të tij.

“Më vjen keq që kështu mendoni, duhet të jeni mendje hapur për të mirën e kryeqytetit. Unë them se nuk e kam problem që edhe ju të jeni pjesë e kabinetit tim pa asnjë problem, po normal në bazë të CV-së, nëse ka më të mirë, atëherë më të mirët do ta marrin vendin, kjo është ideja që ta nxjerrim nga ky kaos qytetin”, tha Rama. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë