Loading…

Rama ia kthen Shpend Ahmetit: Borën pak vështirë me e ndal, por jo me e pastru

  • 08/12/2021 | 23:47

Rama ia kthen Shpend Ahmetit: Borën pak vështirë me e ndal, por jo me e pastru

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën, shkruan Gazeta Metro. 


Rama në T7 ka folur për punët që e presin me marrjen e detyrës për ta udhëhequr kryeqytetin.

Ai ka folur për një deklaratë të Shpend Ahmetit ku ky i fundi ironizoi dje me Komunën e Prishtinës.

Në ditën e parë pasi la punën si kryetar, Ahmeti ka ironizuar me borën nëpër rrugët e Prishtinës, duke thënë se për pak ishte duke bërë aksident.

“Kesh tu bo ndeshje, si kishin pastru rrugët.  Komuna e Prishtinës ku jeni? Mirë qenka qështu”, kishte shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Rama duke qeshur tha se borën është vështirë me e ndalë por tha se nuk është vështirë me e pastru.

“Borën pak vështirë me e ndalë, por normal nuk është vështirë me e fshi”, tha Rama. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë